Një milion klikime për një ditë për këngën e re të Luiz Ejllit

Artisti shkodran, Luiz Ejlli, vetëm një ditë më parë sollin këngën e re të quajtur “Amanet”.

Ky projekt u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për këtë kohë të shkurtër mblodhi mbi një milion klikime në YouTube.

Protagonist në videoklip është edhe ish-banori tjetër i Big Brother VIP Albania 2, Elvis Pupa.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga është më plot ritëm dhe mori komente të shumta pozitive deri më tani.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother pas daljes nga ky format solli një sërë projektesh, përfshirë edhe disa bashkëpunime.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti është rikthyer sivjet ndër artistët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ejlli ka qenë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore këtë verë përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *