Paratë vetëm letër për Dafinën, këngëtarja blen dy vetura të reja luksoze!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka pasur një sezon mjaft të ngjeshur veror.

Ajo ishte shumë aktive në muzikë me prurje të reja, gjersa nuk mungoi edhe nëpër koncerte e mbrëmje muzikore të shumta.

E duket se në fund të verës, Dafina ka rezervuar një shpërblim për veten e saj, duke investuar në blerjen e dy veturave luksoze.

Këngëtarja e hitit “Murder on the dancefloor” ka blerë dy vetura të tipit “Porsche Carrera 911” dhe “Lamborghini Urus”, në një nga autosallonet e Kosovës.

Çmimi i të parës fillon nga 106 mijë euro e përpjetë, gjersa e dyta ka një çmim fillestar prej 220 mijë eurosh.

Dafina shquhet si një prej këngëtareve më të angazhuara të skenës vendore, me çka edhe të ardhurat e saj nga muzika janë mjaft të larta, të cilat i mundësojnë të bëjë një jetë luksoze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *