Një pjesë e Pishinës së Gërmisë po planifikohet të kthehet në vend patinazhi, gjatë stinës së dimrit.
Kështu ka deklaruar Kryeshefi i ndërmarrjes “Sport Marketing” në Komunën e Prishtinës, Bardh Krasniqi, i cili ka thënë se kjo ide mund të realizohet shpejt de me kosto të ulët.
Ai ka thënë se synimet e tyre janë që Pishina e Gërmisë të mos jetë e mbyllur as gjatë dimrit, “në mënyrë që të decentralizohet qendra dhe njerëzit të vijnë këtu për të marrë ajër të pastër”.
Pishina veç e ka bazamentin, është mëse e përshtatshme për patinazh, mund të realizohet shpejt dhe me kosto të ulët. Sivjet jemi duke punuar për një projekt gjysmë-patinazhi, pasi e tëra është hapësirë shumë e madhe”, ka thënë ai për KTV’në.
Krasniqi ka folur edhe për një projekt tjetër në Pishinën e Gërmisë, për të cilin s’ka dhënë detaje pasi ka thënë se nuk është finalizuar ende.