Tërmet i fuqishëm në Marok, së paku 296 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur qindra persona dhe ndërtesa të shkatërruara, raporton The Guardian.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, magnituda e këtij tërmeti ishte 6.8 dhe kishte epiqendrën në Malet Atllas. Ministri i Punëve të Brendshme të Marokut ka thënë se së paku 296 persona kanë vdekur më provincën afër epiqendrës së tërmetit.

153 të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët po trajtohen nëpër spitale.

Një zyrtar lokal ka thënë se shumica e vdekjeve ishin në zona malore dhe se ishte vështirë depërtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *