Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është marr sërish me Shqiprim Arifin, kryetar i Komunës së Preshevës.
Ajo tha se Arifi në çdo hapësirë mediale e kritikon Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kulmi sipas saj ishte padia ndaj Qeverisë së Kosovës për “keqpërdorim të mjeteve të donacionit”.
“Ka shumë kohë, e sidomos pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të mbështetur projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e gjuhës, kulturës, artit e identitetit kombëtar në Luginë, që kryetari i Komunës së Preshevës në çdo hapësirë mediale që i jepet të tentoj të baltos Qeverinë dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës.Kulminacionin e turpërimit, Shqiprimi e arriti kur pas shumë akuzave në media për sipas tij “keqpërdorim të mjeteve të donacionit”, dorëzoi padi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prokurorinë e Kosovës. Me atë çka çdo shqiptar do të turpërohej atë ditë, Shqiprimi krenohej. Si për ironi, avokati i angazhuar nga Shqiprimi që ta përfaqësoj në këtë lëndë, Hamdi Jashari, më 8 qershor të këtij viti arrestohet nga Policia e Kosovës për shkak se i njëjti kishte marrë mito nga palët që i kishte përfaqësuar për të ndikuar tek gjyqtarët”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Tentativa e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit për baltosjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Kurti, sot mori goditjen e rradhës, më të rëndën mbase.
Ka shumë kohë, e sidomos pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të mbështetur projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e gjuhës, kulturës, artit e identitetit kombëtar në Luginë, që kryetari i Komunës së Preshevës në çdo hapësirë mediale që i jepet të tentoj të baltos Qeverinë dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës.
Kulminacionin e turpërimit, Shqiprimi e arriti kur pas shumë akuzave në media për sipas tij “keqpërdorim të mjeteve të donacionit”, dorëzoi padi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prokurorinë e Kosovës.
Me atë çka çdo shqiptar do të turpërohej atë ditë, Shqiprimi krenohej. Si për ironi, avokati i angazhuar nga Shqiprimi që ta përfaqësoj në këtë lëndë, Hamdi Jashari, më 8 qershor të këtij viti arrestohet nga Policia e Kosovës për shkak se i njëjti kishte marrë mito nga palët që i kishte përfaqësuar për të ndikuar tek gjyqtarët.
Si duket, sipas mentalitetit të njejtë ishte angazhuar edhe në padinë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës. Shqiprim Arifin dhe Hamdi Jasharin i bashkoi metodologjia e njejtë e punës!