Sveçla: Është arrestuar ish-polici Goran Saviq, dyshohet se sulmoi dy serbë

Gjatë ditës së sotme në Leposaviq është arrestuar një ish-polic i nacionalitetit serb, i cili dyshohet, veç tjerash, se ka sulmuar fizikisht dy qytetarë serbë.

Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari është Goran Saviq.

“Në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Saviq i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ai njoftoi edhe për goditjen e një rasti të kontrabandës.

“Pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës mbrëmë në pjesën veriore të vendit tonë, njësitet policore sot një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave”, tha ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *