Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Kosova mori të drejtën për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030.

Ai theksoi se mbi 250 milionë euro do të ketë investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive.

“Edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm”.

“Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”, shkroi Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *