Zv.ministri Sallahu i reagon Blerta Deliut pasi e paditi Albulena Haxhiun

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i ka reaguar deputetes së PDK-së, Blerta Deliu pas kjo e fundit paditi për shpifje ministren Albulena Haxhiu.

Sallahu përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar fotografi të cilat sipas tij tregojnë për mospjesëmarrjen e deputetes në mbledhjet e Komisionit.

“Kjo është shkelje e legjislacionit në fuqi.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Zonja Deliu tha se ka bërë padi sot ndaj ministres Haxhiu për gjoja shpifje ndaj saj.

Më poshtë gjeni pjesëmarrjen apo më saktë mospjesëmarrjen e saj në mbledhjet e Komisionit për të cilat anipse nuk ka marrë pjesë është kompensuar financiarisht.

Kjo është shkelje e legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *