Inspektorët shkojnë në Podujevë, kontrollojnë libraritë, Kryetari: Po parandalohet abuzimi me çmimet e librave

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar të premten se inspektorët e tregut komunal gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar kontrolle tek libraritë e qytetit për t’i inspektuar në lidhje me çmimet e librave dhe materialeve shkollore.

Ai ka bërë të ditur se këto inspektime po zhvillohen me qëllim të ruajtjes së çmimeve të përcaktuara nga shtëpitë botuese.

Tutje, Bulliqi ka paralajmëruar se Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të parandaluar çfarëdo abuzimi eventual që mund të shkaktohet me ngritje të çmimeve nga shitja e librave dhe materialeve shkollore. “Mbrojtja e konsumatorit është prioritet”, ka shkruar i pari i Podujevës në Facebook.

Ndryshe, për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit ka marrë vendim që tekstet shkollore të blihen nga prindërit për fëmijët e tyre, por me subvencionim nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *