Një mërgimtar nga Podujeva, Roki Llugaliu është rikthyer në vendlindje tek familja e tij pas 8 vjetëve.
Ai në një prononcim për RTV 21 ka treguar se ai ka dal në mërgim në moshën 15 vjeçare dhe që atëherë nuk ishte kthyer në vendlindje, shkruan Neutral.al
“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Vetëm ata që e kanë përjetuar e dinë. Kam dalë në moshën 15 vjeçare dhe po kthehem pas tetë vitesh. Qëllimi pse e kam bërë këtë befasi është për një person tjetër që e vlerësoj shumë për të cilin mezi kam pritur me ardh kjo ditë, që i kam premtuar në momentin që kam dalë, është një hallë e imja, e cila më ka përkrahur në çdo moment tem. I kam thanë që personin e parë që do ta takojë, është ajo”, ka thënë ai./Neutral.al/