“Shihemi në Gjykatë”, Blerta Deliu padit Albulena Haxhiun për shpifje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministrses së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Deliu.

Deliu thotë se nuk frikësohet që të ngrejë padinë ndaj ministres, për të cilën thotë se ka shpifur për këtë çështje.

Deputetja është shprehur se “tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon”.

As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre”, ka shkruar ajo.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se deputetja Deliu ka marrë 2500 euro pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *