Adoleshenti shqiptar, Gabriel Alibeaj, i cili pësoi aksident me një triçikël pranë banesës së tij në Itali, është ndarë nga jeta.
16-vjeçari kishte dalë me miqtë e tij në një lokal dhe po kthehej në shtëpi.
Por ajo që duhet të ishte një mbrëmje e bukur me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e mbërritjes në banesë.
Pas aksidentit me triçikël, ai është rrëzuar në tokë dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Ngjarja ndodhi mesnatës e së martës në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua në spital me helikopter.
Adoleshenti ka ndërruar jetë pasi luftoi në spital me plagët që kishte marrë pas aksidentit rrugor.
Gabriel nuk ia doli. Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua.
Në dhimbjen më të thellë la të atin, Altinin, nënën Imeldën dhe motrën e vogël Chiara, të cilat e donin shumë.
Për pak ditë do të fillonte vitin e tretë të gjimnazit.
Gabrieli, në veçanti, ishte një futbollist i ri premtues, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri. Pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.
Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919 shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.
“Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi. Por tashmë ëndrra e tij për tu bërë futbollist është prerë në mes.