Gjatë natës lagjen e Boshnjakeve në ndërtesën që po shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë janë ndezur dritat dhe punonjësit e kanë kaluar natën në ambientet zyrtare.
Në objektin ku janë të vendosura zyrat e institucioneve serbe gjatë gjithë natës kanë qenë të ndezura të gjitha dritat, ndërsa punonjësit të cilët kanë ardhur në punë dje kanë kaluar mbrëmjen në ambientet zyrtare.
Punonjësit të cilëve orari i punës u ka përfunduar dje në orën 15:00 nuk kanë shkuar në shtëpi dhe janë ende në vendet e tyre të punës shkruan Kosovo Online, përcjell IndeksOnline.
Kjo është përgjigja e tyre ndaj kërkesës që të largohen nga lokalet deri në mesnatë, që është afati i caktuar nga administrata e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sepse objekti, sipas rregullores së re, është i institucioneve të Kosovës.
Bëjmë të ditur se afati i fundit i dhënë nga kryetari Atiq për t’u larguar nga objekti është më 8 shtator.