Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk e ka fshehur ambicien e tij për ta udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këtë e ka thënë në T7, duke u shprehur se është duke e menduar mundësinë për të garuar për të parin e partisë.
I pyetur nëse ka ambicie për të qenë kryetar i LDK-së, Hoti tha:
“Jam duke u menduar, nuk kam vendosur ende të garoj. Por nuk kam vendosur as të mos garojë, jam duke e menduar…Nuk e kam vendosur ende, sepse nuk mund ta vendos pa u kryer zgjedhjet në degë, e mandej të caktohet Kuvendi”, tha Hoti në Pressing.
I pyetur nëse e mbështet Lumir Abdixhikun për kryetar të partisë, teksa LDK është në zgjedhje të mbrendshme.
“Nuk jemi ende në atë pikë, ndoshta 40% të zgjedhjeve janë kry, kjo është çështje e brendshme nuk është momenti tash. Jemi ende në proces dhe tek kur kryhen kuvendet e degëve, mbildhet kuvendi dhe atëherë diskutohen kandidaturat për kryetar të partisë”, u shpreh ai.
Tutje deputeti Hoti përmendi bagazhin e tij shumë-vjeçar që ka nëpër institucione të vendit.
“Nuk mund të flas për veten por besoj që jam ndër deputetet më të zëshëm, në përputhje me orientimet që i ka LDK….Jam person që kam pas funksione në të gjitha pozitat”.
Gjithsesi sa i përket çështjes për paraqitjen e kandidaturës për kryetar të partisë, Hoti tha se “është obligim i secilit anëtar ta respektojë statutin e LDK-së”.
Hoti: Dialog me Serbinë më nuk ka, Kurti bëri dëm të madh
Ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për procesin e dialogut.Hoti ka thënë se dialog më Serbinë më nuk ka, duke akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit që ka shkaktuar dëm të madh në procesin e dialogut.
Sipas Hotit, prej diskutimeve për njohje reciproke Kosovë-Serbi, tash Kurti është në proces për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në marrëveshjet e arritura më herët.
Ka shtuar se Kurti po detyrohet të gjejë forma që ta kthejë Listën Serben në komunat veriore, duke shtuar se është nonsense Qeveria t’i dërgonte kryetarët me Njësi Speciale e tash t’i shkarkojë ata.Ne ia kemi lidhur këmbët vetës në këtë proces dialogut, tash çka po ndodh. Kryeministri aktual dialogun për themelim të Asociacionit në bazë të marrëveshjes së arritur, tash ky detyrohet të gjejë forma sa më shpejtë t’i kthejë në komuna katër kryetarë të Listës Serbe”.