Familja Rrakateli kthehet në veri, 24 vjet pas largimit nga atje

Një shtëpi e re filloi të ndërtohet në veri të Mitrovicës. Tek Lagjja e Boshnjakëve, aty do të jetojë familja Rrakateli, prej ku u larguan 24 vjet më parë.

Ndërtimin e ri që po ua mundëson shteti, ata e kishin gjithmonë ëndërr, raporton Klan Kosova.

“Iu kemi tregu fëmijëve gjithmonë i kemi sjellë ktu, iu kemi thanë kjo është toka jonë edhe kemi me u kthy një ditë edhe kjo tash po bëhet realitet”, tha Erkan Rrakateli.

Tre vëllezërit e ruajtën tokën ashtu siç ua la amanet babai, ndonëse patën oferta të shumta nga serbët për ta shitur.

Me komshinjtë e ri, të nacionalitetit serb, ata thanë se presin të kenë marrëdhënie të mira, derisa bënë thirrje që të gjithë shqiptarët që nuk i kanë shitur tokat e tyre të kthehen për të jetuar në atë lagje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *