Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit” të kontrollojnë email-et e tyre me të cilën janë regjistruar në e-Kosova.
Në postimin e tyre në Facebook thonë se komisioni vlerësues vazhdimisht është duke kthyer përgjigje në këto adresa, sipas radhës së aplikimit.
Njoftimi i plotë:
VËMENDJE!
Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, duhet të përcjellin email adresat me të cilat janë regjistruar në platformën e-Kosova.
Komisioni vlerësues vazhdimisht është duke kthyer përgjigje në këto adresa, sipas radhës së aplikimit.
Është e rëndësishme që të pranoni me kohë përgjigjen e FKEE-së për aplikimin tuaj, në mënyrë që të mos ju ikin afatet e përcaktuara të veprimeve të mëtutjeshme