Investime në vlerë të 1 milion e 770 mijë euro në Klinikën e Neurokirurgjisë, aparaturë e re që mundëson shërbime të reja në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të zgjerohet gama e shërbimeve të reja, me aparatura moderne të cilat do të bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve të cilat nuk janë ofruar më parë.

Në vazhdën e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të shtimit të shërbimeve të cilat do të ofrohen për herë të parë në institucionet publike shëndetësore, në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK tashmë ka arritur pajisja e re, gjeneratë e fundit e teknologjisë

Ky shërbim i ri përfshin intervenime të cilat nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, veçanërisht për rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru.

Me fillimin e këtij shërbimi të ri në Klinikën e Neurokirugjisë, do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

QKUK po zbaton planin dinamik përgatitor me qëllim të funkionalizimit të aparaturës, ndërsa bashkë me pajisjet e tjera siç janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore, vlera e investimeve në Klinikën e Neurokirugjisë arrin në vlerën 1 milion e 770 mijē euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *