Rrëmbehet e dhunohet 16 vjeçari shqiptar në Bruksel

Një adoleshent shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, është rrëmbyer dhe torturuar në qendër të Brukselit pranë një kafeneje. Mediat e huaja raportojnë se adoleshenti është gjetur javën e shkuar i zhveshur dhe me djegie në trup.

Le Soir, shkruan se autorët i kishin djegur disa bishta cigaresh në trupin e tij dhe i kishin thyer hundën.

Aktualisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë, ndaj mendohet se ngjarja është një rast hakmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *