Dje gazeta Nacionale e botoi intervistën e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, e cila ishte intervistë e gjatë nga Haga, ku Thaçi po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.
Duke e komentuar intervistën e Thaçit për Nacionalen, Halil Matoshi, analist dhe gazetar veteran, theksoi se Thaçi ishte më i shkathët se pushteti aktual në marrëdhënie ndërkombëtare.
“Zoti Thaçi në raportet ndërkombëtare, në raport me veriun e vendit, në krahasim me pushtetin e sotëm është Ëinston Churchill.” – tha ndër të tjera z. Matoshi.