Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Shën Nënë Terezën në 26 vjetorin e vdekjes së saj.
Krasniqi, në rrjetin e tij social Facebook, e ka vlerësuar Terezën si humaniste më e shquar shqiptare në botë dhe shembull frymëzues.
“Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me të dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor. E madhja Shën Tereza është shembulli i frymëzues se si dashuria dhe mirësia e botës të botës për të mirë!”, thuhet në postimin e tij.
Postimi i plotë:
26 vjet më parë kaloi në përjetësi humanistja më e shquar shqiptare në botë, Nënë Tereza. Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me ta dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor. E madhja Shën Tereza është shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund të ndryshojnë botën për të mirë!