Dëshmitari në gjyqin ndaj Thaçit: “Besën e shqiptarit po ua jap se unë s’kam qenë as roje pylli, as polic”

Dëshimtari i 21-të, Agim Idrizi, ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i Policisë serbe më 1998 apo 1999.

Dëshmitari, i cili ka dëshmuar pa masa mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se ka dal në gjyqin e Hagës për ta parë të gjithë se nuk ka qenë as polic, as spiun, e as roje i pyllit.

“Besën e shqiptarit po ua jap se unë s’kam qenë as roje pylli, as polic. Unë e di kush më ka shti në listë dhe për çka më ka shti në listë. Ata e dinë se kush ka qenë roje pylli, unë kam qenë dëmtues i malit. Qat punë e kam kryer 30 vjet”, ka thënë ai gjatë dëshmisë së tij.

Pjesë nga dëshmia e tij:

Prokurori: Në fund të këtij dokumenti mund të shohim se dokumenti është nënshkruar nga Radoslav Oganjoviq, kryetar i Këshillit të Komunës së Kaçanikut. Dëshmitar, në dëshmitë e mëhershme keni dëshmuar se Rade Ognjenoviqin e kishit njohur që ka qenë kryetar i komunës. A keni diskutuar ndonjëherë me Radoslavin për ndonjë gjë që ka pasur të bëjë me të punuarin për organet serbe më 1998 apo 1999?

Dëshmitari: Kam pasur biseda me të. Nuk u kanë njeri i keq ai, nuk u kanë i keq. U kanë për krejt i mirë. Ai, sidomos për muajin Ramazan, kurrë policinë nuk i ka lanë me dal natën me kqyr çka janë tu ba. Kanë lujt, kanë kcy gjithë natën veç Komuna e Kaçanikut. A biseda, kush është kanë… kurrë kujna me gisht nuk ia kam ba, le të del dikush le të flet që e kam mshelur në burg, ose që ia kam lajmëru një armë, ose që i kam bërë diçka. Një njeri le të del që ia kam bërë një të keqe.

Prokurori: A ke folur ndonjëherë me Radoslav Ognjenoviq për t’u bërë pjesë e policisë serbe më 1998 apo 1999?

Dëshmitari: Besën e shqiptarit po ua jap se unë s’kam qenë as roje pylli, as polic. Unë e di kush më ka shti në listë dhe për çka më ka shti në listë. Ata e dinë se kush ka qenë roje pylli, unë kam qenë dëmtues i malit. Qat punë e kam kryer 30 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *