Është arrestuar Aziz Gashi, i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçariti në Prizren.
Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë 50-vjeçarin, Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen Beqir Morinës, të dielën mbrëma në lagjen “Arbana” në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Neutral, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija. Ai ka treguar se arrestimi i tij është bërë rreth orës 20:00 në një fshat të Malishevës.
“Sot me datë 04.09.2023 kanë vazhduar veprimet operative hetimore për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit të vrasjes së djeshme në Prizren”, u shpreh Bytyqi për Klankosova.tv.
“Gjatë ditës së sotme me urdhër Prokurorit dhe me autorizim te Gjykatës Themelore, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit”.
“Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontarolluar lokacione të ndryshem, kryesisht në rrethinën e Malishevës. Me vonë në orët e mbrëmjes është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari. Arrestimi I të dyshuarit është bërë në fshatin Tërpez të Malishevës”.
Ai theksoi se në operacion për arrestimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gajokvës dhe njësi të tjera , si K9 etj.