Olluri për intervistën e Thaçit nga Haga: E lansoi një goditje ndaj Qeverisë Kurti

Parim Olluri, gazetar, në Pressing të T7, ka komentuar intervistën që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dhënë me shkrim për Nacionalen.

FIllimisht, Olluri tha se intervista ka qenë e censuruar për shkak të rrethanave në të cilat ajo është kryer.

Por për Ollurin, mënyra sesi Thaçi flet për vizitën e Edi Ramës në Hagë është një replikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

”Ai ka pasur kohë me dërgu përgjigjen me shkrim, nuk ka qenë intervistë për ngut dhe fakti që vendosë me shpalosë detaje për Edi Ramën, me tregu për emocionet në vizitën e tij, me ju referu si emocion vëllazëror që Edi Rama i ka dërgu edhe libra, me këtë ai i ka bërë një replikë Kurtit”, ka thënë ndër tjerash Olluri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *