Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur në lagjen Arbana në Prizren, në pasditen e së dielës.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari për vrasjen pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, i cili më pas vdiq
Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor.