Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në fshatin Lubozhd të Istogut, ku si pasojë një veturë ka goditur për vdekje një këmbësore, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është M.P., 69-vjeçare e cila u godit nga vetura derisa ishte në skaj të rrugës.
Si pasojë e lëndimeve të marra ajo ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor dhe pas trajtimit ishte liruar në shtëpi. Por që nuk kishte arritur të mbijetojë me ç’rast ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.