Metoda e ndërlikuara të Qeverisë për librat, prindërit ankohen se s’po i gjejnë krejt tekstet dhe po enden disa herë nëpër librari

Procesi i stërndërlikuar me bartjen e barrës te vetë prindërit për të blerë librat për nxënësit gjatë këtij viti shkollor s’ka të ndalur së prodhuari rradhë të gjatë nëpër librari, e shumë herë edhe kthim mbrapsht pasi që të njëjtën edhe s’mund t’i gjejnë të gjitha materialet e kërkuara.

Vendimi i MAShT-it për të hequr dorë nga praktika tejet funskionale dhe e mirëetabluar që nga 2008’a ka prodhuar, përveç lodhje, edhe zhgënjim.

Një nënë nga Ferizaji i ka dërguar redaksisë së Nacionales përvojën e saj të ditëve të fundit, ku tregon se disa herë ka frekuentuar libraritë dhe se sërish nuk ka arritur të kryejnë në plotni blerjen e librave për fëminë e saj.

Veç kësaj, dërgoi edhe fotografi ku në Ferizaj, në librarinë Rilindja, janë mbushur rradhët me prindër duke blerë librat, e ku për shumë kënd, tekstet e kërkuara janë edhe në mungesë.

“Libri i klasës së tretë nuk është vendosur ende në botim”, na tha ajo, e për më tepër, shton se “shumë prindër po detyrohen që të enden nga dy-tri herë nëpër librari për të siguruar librat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *