Gati 80 vjet pas vdekjes, emrat e tyre zunë vend në qendër të qytetit.
54 dëshmorë ballistë të zonës së Karadakut, u jetësuan në një pllakë përkujtimore të shtunën në Viti.
Kjo iniciativë po thuhet se u realizua pas shumë përpjekjeve, e përkrahja mungoi sidomos nga niveli qendror.
“Ftoj qeverinë e Republikës së Kosovës të bëjë më shumë për këta dëshmorë, të rivarrosen te varrezat e dëshmorëve, sepse këta janë të varrosur nëpër plepa e ara”, deklaroi Nexhat Shaqiri, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat në Viti.
E kontributi i ushtarëve që qëllim e kishin bashkimin e trojeve shqiptare, po thuhet që nuk duhet harruar. Bile periudha e luftëtarëve për Shqipërinë Etnike po kërkohet që të rregullohet me ligj, njashtu si lufta e UÇK-së.
Falënderues për përkujtimin e së shtunës shprehen familjarët.