Shkuarja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Kolona të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë, janë regjistruar edhe pasditen e sotme vetëm në pikën kufitare me Serbinë në Merdar.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti orës 18:45), njofton bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, ku kolona e automjeteve arrin deri në 400 metra.

Në vendkalimet e tjera nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta si në hyrje ashtu në daje të Kosovës, përveç te Dheu i Bardh. Në këtë vendkalim për të dalë nga Kosova pritet deri në 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *