Me një gjuhë tejet të ashpër dhe denoncuese, kongresistja republikane amerikane, Claudia Tenney, e cila është edhe kryesuesi e Grupit Serb brenda Kongresit, i është drejtuar Kryeministrit ët Kosovës, Albin Kurti, për shpalljen e “samëparshme” të zgjedhjeve në veri, tërheqjen “e plotë” të forcave speciale nga veriu dhe themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Çka është edhe më kontraverze, është se kur ajo kërkon themelimin e Asocaciacionit, ajo kërkon të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, ndërkaq në asnjë germë askund nuk përmend Marrëveshjen e Ohrit, ku tashmë janë të paketuara të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi; e që për më tepër, është vetë edhe qëndrimi zyrtar i ShBA’së.
Letra e kongresistes, ka tone të cilat nuk mund të lexohen në qëndrimet zyrtare amerikane, por edhe atëherë kur gjejmë korrespodim me to – formulimi është asisoji aq brutal, sa që shkon përtej tyre.
P.sh: “…jam e shqetësuar për shkeljet e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë e rajonit” derisa për të zgjidhur këtë thirret prerazi në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013; marrëveshje kjo që tashmë është bartur në atë të Ohrit, e ku përfshihen në Nenin 7 dhe 10. Kështu të paktën e formulon edhe vetë Departamenti amerikan i Shtetit, të cilët janë praktikisht shtytësit më të madh të arritjes së kësaj marrëveshje.
Mëpastaj ajo vazhdon të thotë se Qeveria e Kosovës ka zhvilluar politika “anti-serbe” dhe se serbët bojkotuan zgjedhjet e prillit “si rezultat i mungesës së progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 2013’ës”.
“Dërgimi i njësive speciale vetëm se shërben që edhe më tej të ndez tensionet dhe konfliktet, në vend se të jep zgjidhje të qëndruesme politike afatgjate për këtë komunitet”.
“Pas më shumë se një dekade serbët janë lodhur duke pritur për zbatimin e plot të marrëveshjes së vitit 2013 të Brukselit, dhe me repsket ju nxis të përmbushni këtë obligim kohëgjatë”, ka shkruar Kongresistja amerikane.
Siç mund të lexohet në letër, kyçe në mbarë letrën e saj është themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.