Në orët e hershme të mëngjesit, një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo.
Por, përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”.