E hodhi gruan nga kati i gjashtë i hotelit, gjykata ia cakton paraburgimin kosovaro-zviceranit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.N., i cili dyshohet për vrasjen e të ndjerës M.K.U., duke u hedhur nga dritarja e hotelit.

Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E.N., është caktuar pasi i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe ekziston rreziku i ikjes.

“Ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale,  andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I pandehuri E.N., dyshohet se më 1 gusht të këtij viti, rreth orës 2 në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, e ka privuar nga jeta të ndjerën M.K.U, duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *