Forca të mëdha policore dërgojnë Andi Italianin në QKUK

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në Bon Vivant, Andi Pajaziti, para pak ditësh është dërguar në Burgun e Sigurisë në Dyz, pas një kohe trajtim në Klinikën e Ortopedisë. E, paraditen e sotme, Pajaziti që njihet me nofkën ‘Italiani’, është dërguar sërish në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihen forca të shumta policore të cilët shoqërojnë Pajazitin për në Klinikë, ku i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, për shkak se gjendja e tij shëndetësore ende nuk është stabilizuar.

Kujtojmë se ‘Italiani’ po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj.

Të premten Pajaziti është dërguar në burgun ku mbahen personat me rrezikshmëri të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *