EKSKLUZIVE : Ky është i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Malishevë

Neutral pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Malishevë.

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Neutral mëson se dorasi është Xhavit Gashi nga fshati Balincë.

Ndërsa viktima është Shkodran Krasniqi nga fshati Bubavec i Malishevës.

Për vrasjen në fjalë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se “sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”.

Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Elezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *