Chollet për vizitë në ambasadën serbe, Gjuriq: Serbia partner i besueshëm i Amerikës

Ambasadori i Serbisë në Amerikë, Marko Gjuriq ka thënë se vendi i tij është një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një sërë çështjesh strategjike, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Këto komente, Gjuriq i bëri në rrjetin social “X” pas takimit që pati me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipsa tij, Serbia dëshiron bashkëpunim edhe më të mirë me Amerikën në të ardhmen.

“Ne dëshirojmë që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen dhe jemi të gatshëm të punojmë në mënyrë metodike për të. Këto janë mesazhet nga pala serbe që pata kënaqësinë t’ia përcjell Shkëlqesisë së tij Derek Chollet, i cili me bashkëpunëtorët e tij vizitoi Ambasadën e Serbisë pranë Shtëpisë së Bardhë”, tha Gjuriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *