Ky është i vrari në Bubavec të Malishevës

Më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Bubavec të Malishevës

Nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vrarë.

Burime të IndeksOnline bëjne me dije se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar Sh. Krasniqi (1994).

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thotë ai.

LEXO EDHE:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *