Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe identifikimin e një personi që ka kryer vepren lëndim i rëndë trupor, në Malishevë, raporton Gazeta Blic.

“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor raportuar me datë 11.08.2023, Gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë të personit i cili dyshohet të jetë kryes i kësaj vepre. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarit, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kërkon nga qytetarët që nëse kanë informacione për të dyshuarin të lajmërojnë policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *