Dy këngëtarët me famë botërore së shpejti koncert në trojet shqiptare?

“Ed Sheeran dhe Drake do të mbajnë një koncert në vendin tonë”. Mund të duket e pabesueshme, por që shumë shpejt mund të bëhet realitet.

Menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia ka treguar se po planifikon me kompaninë e tij, e cila ka akses te dy artistët botërorë, të bëjë një koncert në Shqipëri. Alesio shtoi se ai e mban fjalën, kur e jep.

“Kompania ime ka akses tek këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Edhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, u shpreh menaxheri në “Pushime On Top”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *