Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Në kuadër të këtij plani operativ, në orët e para të ditës së sotme janë arrestuar dy të rinj në Gjilan, pasi të njëjtit janë kapur me drogë.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në Viti, është ndalur për kontroll rutinore një veturë ku ndodheshin dy të dyshuarit J.I. (2004) dhe N.M. (2003).
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:
- Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
- Një (1) peshore digjitale
- Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
- Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe
- Tre (3) telefon celularë”, thuhet në komunikatë.