E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një 62-vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë

Në orët e para të mëngjesitë të sot është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij i cili jetonte i vetëm.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 62-vjeçar, N.K., i cili që një kohë të gjatë ka jetuar i vetëm dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka pasur probleme psikike.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka intervistuar disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet i ndjeri, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti “hetim mbi vdekjen”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *