Lokalizohet zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë, prokuroria nis hetimet

Zjarri që kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë është lokalizuar. Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për hetim si “zjarrvënie”. Konfirmohen dëme të konsiderueshme materiale, teksa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Këto informata i dha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë.

“Sot rreth orës 18:30 është pranuar informatë se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie””, tha Elezaj për Gazetën Express.

Për djegien e këtij objekti pati reagime të shumta duke kërkuar të hetohet rasti.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se pjesa e mirë e kësaj ngjarje është se aty nuk ka pasur artefakte, pasi janë larguar më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *