Behar Arllati, entomuzikolog, ka reaguar ashpër për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.
Sipas tij, barbarët “e thyen, e vodhën e plaçkiten gjithë çka kishte brenda, e tjetërsuan si objekt, ia hoqën shkallet qe te mos kishte mundësi te ngjitej lart njeri dhe me ne fund, e dogjën barbaret”.
Ai ka thënë se ky veprim e dëshmon që jemi “larg civilizimit europian”.
Ai deklaron se as në qeverisjen e Mimoza Kusarit e as të Ardian Gjinit nuk janë ndarë paga për mbikëqyrjen e muzeut.
Arllati është shprehur që se barbarët ia dogjën krijesën “qe me aq mund e krijova nen mbështetjen e Prof. Meriton Ferizi sa ishte drejtor komunal për kulture”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Ma dogjen krijesen time.
Barbaret s’u ndalen. E thyen, e vodhen e plaçkiten gjithe çka kishte brenda, e tjetersuan si objekt, ia hoqen shkallet qe te mos kishte mundesi te ngjitej lart njeri dhe me ne fund, e dogjen barbaret, e dogjen gjakovaret qe dine veç te rrahin gjoks pa bere gje, e dogjen krijesen qe me aq mund e krijova nen mbeshtetjen e Prof. Meriton Ferizi sa ishte drejtor komunal per kulture. Nje objekt qe u rivitalizua me 2012, me 2014 bera projektin qe ta ktheja ne Muze te Muzikes. E furnizuam me ish-nxenesin tim Meritonin, shembull te profesionistit, me tekste, libra te vjeter, fotografi te rralla te vjetra, instrumente lloj-lloj te vjetra, partitura, shirita te vjeter manjetofoni, kaseta te dikurshme me shirita, instrumente muzikore te demtuara gjate luftes se vitit 1999 qe tregonin barbarite serbe por kjo barbari, tejkaloi çdo barbari te serbeve. Kjo barbari e kafsheri e bere nga ne, flet qarte se ne jemi larg civilizimit europian, madje edhe larg menyres fisnore te jeteses afrikane. Ky akt flet se ne s’e duam vetveten, se ne s’e durojme suksesin e Beharit e Meritonit apo te tjereve sepse ka penguar dike qe te perfitoje, se ne jemi armiq te vetes tone.
E dogjet nje krijese qe me aq mund e ngritem ne kembe. As qeveria komunale e Mimoza Kusarit e as kjo e Ardian Gjinit s’qe ne gjendje te ndaje dy-tre paga si mbikqyrje te Muzeut.
Turpi s’hahet me buke perveç se ne Gjakove. Kriminelet s’do t’i mbuloje dheu.
Ma dogjet krijesen o te Poshter.
TURP E FAQJA E ZEZE E TURPI JU MBULOFTE O BARBARE.