Haxhiu: Pse LVV-ja s’përgjigjet se cilin politikan të PDK-së donte Kurti ta vriste përmes “Ridit”?

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga Policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se “më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën”.

Sipas Haxhiut, Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati LVV-së e cila sipas tij, “që nga themelimi nxitë vazhdimisht vëlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit”.

“Klinaku i paska zgju nga gjumi LVV- në se ka disa muaj janë heshtur e besa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë. VV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit”, shkroi ai në Facebook.

Mes tjerash, Haxhiu i ka quajtur hipokritë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dënuan gjuhën e përdorur nga Klinaku.

“E tash po u pengojka deklarata e Faton Klinakut, po kanë harru që pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-se ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit? Shumë bre hipokrita!!!”, përfundoi Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *