Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova duhet ta përmbyllë suksesshëm dialogun me Serbinë, dhe se sipas saj marrvëshje gjithpërfshirëse të përqendrohet në njohjen reciproke.
“Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha ajo.
Interes shtetëror i Kosovës sipas Çitakut është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE.
“Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë ajo.