Mozzik është nga artistët më aktiv në rrjetet sociale.
Artisti krahas publikimeve lidhur me karrierën dhe angazhimet e tij në muzikë poston vazhdimisht detaje edhe nga përditshmëria.
Së fundmi ai ka zbuluar se u takua me shokët e klasës të shkollës fillore duke zbuluar nofkat qesharake që mbanin ato 9 vite së bashku.
“Me Pasulin , Pacovin , Qyrrin , Burdushin , Baraken, Shoten , edhe Hajdukin. Qeto nofka i kena pas 9 vite ne shkolle fillore.Ju pershendesim”, ka shkruar reperi duke mos zbuluar se cila prej nofkave i përkiste atij.
Cila mendoni ju se i përket Mozzikut?