Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.
Dy persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve me koronavirus, ndërsa 175 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin në 24-orët e fundit.
Numri i rasteve aktive, po ashtu, ka shkuar në 2.184.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 persona.