Rreth një muaj nga fillimi i BBVK, Valon Syla emri i parë që po përflitet

Edhe në Kosovë po mbahet spektakli i famshëm anë e mbanë botës “Big Brother VIP”, ku muajin tetor pritet të nisë edicioni i dytë i tij.

Siç kujtojmë, sezoni i parë bëri bujë në mediat rozë pasi disa nga personazhet që vendosën të ishin pjesë e këtij spektakli morën vëmendjen e shikuesëve.

Ndërsa, siç njofton Telegrafi, këtë edicion Big Brother VIP Kosova 2 pritet të fillojë më 2 tetor, teksa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e këtij sezoni janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.

Valon Syla është njëri prej gazetarëve më të përfolur në Kosovë, i cili edhe u sulmua rëndë pas deklaratave të tij që shpeshherë bëjnë bujë në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *