Katër persona (meshkuj) janë rrahur mes vete në Pejë.
Shkak i këtij konflikti del të jetë mosmarrëveshja rreth vendosjes së një shtylle elektrike, njofton Drejtoria Rajonale e Pejës, shkruan gazeta Neutral.
Tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit tjetër i kanë shkaktuar dëme në kamionin e tij. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të një mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike ishin përfshi në rrahje. Si pasoj e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”