Musliu i përgjigjet Maqedoncit: Përjashtimi nga “Defender 23”, përveç që e ka dëmtu FSK-në ua ka vrarë shpresën edhe ushtarëve dhe oficerëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili tha se përjashtimin nga “Defender 23” është “më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtjesor”.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se përjashtimi nga “Defender 23” përveç që e ka dëmtu në përmbajtje dhe imazh FSK-në, ua ka vrarë shpresën dhe ua ka humb motivin ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së.

Postimi i plotë:

Ministri i mbrojtjes Maqedonci për përjashtimin nga “Defender 23”, paska thënë: “Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtjesor”.

Minister sipas kësaj deklarate a do të thot qe SHBAT-te organizojnë trajnime pa permbajtje vetem sa per sy e faqe???

Perjashtimi nga “Defender 23” perveç qe e ka demtu ne permbajtje dhe imazh FSK-në, ua ka vrarë shpresen dhe ua ka humb motivin ushtarëve dhe oficerve të FSK-së, dhe këtë jam e bindur qe ti e din shumë mirë! /Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *