Përmirësohet situata me rezervat e gjakut

Qendra Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka arritur ta stabilizojë gjendjen me rezerva të gjakut, pasi kohë më parë u paralajmërua mungesë e madhe.

Se gjendja në këtë institucion është e mirë, e tha Safete Maliqi-Qorrmemeti, kryeudhëheqëse e departamentit për dhurim të gjakut në QKKTGj.

Ajo ka deklaruar për Ekonomia Online se është rritur edhe shkalla e ndërgjegjësimit të vullnetarëve, për të cilën i falënderon.

“Për momentin janë përmirësuar rezervat e gjakut, kishim kohët e fundit një mungesë të disa grupeve të caktuara mirëpo kemi arrit me angazhim të përgjithshëm me stabilizuar gjendjen. Tani për momentin kemi rezerva jo te mjaftueshme, po vazhdojmë të krijojmë rezerve për t’i trajtuar pacientët me gjak dhe produkte të gjakut. Është normale grupet RH negative janë më pak edhe në popullatë, mirëpo tani kemi krijua rezerva të mjaftueshme, ka qenë mungesë e gjakut 0 negativ dhe B negativ, mirëpo tani kemi krijuar rezerva dhe nuk kanë nevojë të shqetësohen pacientet, mund të trajtohen të gjitha operacionet që janë të planifikuara”, thotë ajo

Sipas saj, kërkesat më të mëdha të gjakut janë në Kirurgji, Gjinekologji, Hematologji, Dializa e njësi tjera.

Ajo tha se janë duke vazhduar edhe një aksion me FSK-në për dhurim të gjakut, teksa bëri thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.

“Tani jemi duke vazhduar aksionet e dhurimit të gjakut në FSK-në prej 21 gusht dhe vazhdojmë deri me 18 shtator. Gjatë këtyre aksioneve kemi numër të konsiderueshëm të cilët pjesëtarët e FSK-së i përgjigjen dhurimit në mënyrë pozitive”, tha Maliqi-Qorrmemeti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *