Pasi shkaktoi aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit.

Si pasojë e këtij aksidenti e lënduar ka mbetur një femër.

Siç mëson lajmi.net deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe rregullave të tjera të trafikut nga ana e të dyshuarit në këtë rast.

Përpos shkaktimit të aksidentit, i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve në këtë rast drejtuesi i makinës së llojit “Mercedes”, është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndaluar fare në vendin e aksidentit.

Të rrezikuar nga ky aksident kanë qenë edhe shumë pjesëmarrës të tjerë në trafik.

Deri më tani nuk është raportuar për identifikimin e personit të dyshimtë, por të pranishmit në në vendin e ngjarjes kanë arritur që të fotografojnë tabelat e automjetit që tashmë si dëshmi i është dorëzuar edhe Policisë së Kosovës.

Duhet përkujtuar që së fundi pati raportime të shumta për aksidente trafiku, e një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Prishtinë ku dy këmbësore u goditën nga një automjet në lëvizje ku i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *